Finlanda paguan të papunët 560 euro në muaj që të gjejnë punë
Finlanda është bërë vendi i parë në Evropë që paguan qytetarët e papunë me një pagë mujore, diku rreth 560 euro.

Gjithçka ndodh në kuadër të një një eksperimenti social unik ku shpresohet të shkurtohet burokracia e qeverisë, të reduktohet varfëria dhe të rritet punësimi.

Të gjithë ata persona të cilët nuk punojnë, nxiten nga shteti që të përpiqen të gjejnë një vend të ri ku të fitojnë të ardhurat e tyre.
Përgjatë kësaj periudhe, është shteti që i financon, shkruan The Telegraph.

Eksperimenti është nisur në janar dhe deri tani kanë marrë pjesë 2 mijë të papunë. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 23:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori