Finlanda organizon eksperimentin më të çmendur ku jepen para falas
Në Finlandë po zhvillohet eksperimenti më interesant që mund të ndodhë dhe ju do donit të bëheshit pjesë e tij, pa asnjë dyshim.

Bëhet fjalë për t’u dhënë rreth 2 mijë personave të papunë pagë falas për dy vite, edhe nëse ato do të arrijnë të gjejnë punë.

Ky është një eksperiment i i gjerë, i bërë në terren në lidhje me pagën minimale. Një pagë prej 560 euro në muaj për një person që punon ose jo. Kjo bëhet për të testuar realizueshmërinë dhe efektet për një të ardhme pak a shumë të largët, për një shoqëri ku të gjithëve iu garantohen të ardhurat minimale: të cilëve iu lejohet që të bëjnë një jetë të thjeshtë, pa luks, duke e bërë punën një zgjedhje dhe jo domosdoshmëri.

Llotaria

Për rreth 2 mijë persona, të moshës 25-58 vjeç, kjo është një lloj lotarie, ku për dy vjet do të marrin para falas që në Finlandë është sa gjysma e kostos së qirasë një pallati 80 metra katrorë në Helsinki. Qëllimi i këtij eksperimenti është për të parë se si kjo pagë e ultë ndikon në sjelljet e një të papuni dhe që është në kërkim të punës dhe se si mund të zëvendësohen forma të tjera të ndihmës sociale që janë ekzistuese dhe se si mund të reformohet mirëqenia në përgjithësi. Të ardhurat e planifikuar në fillim të eksperimentit finlandeze ishin më te larta – u fol për 750 euro – por shifra pritet të rritet në të ardhmen.

Utopi apo mundësi reale?

Paga minimale universale është një ide e cila daton me Thomas Paine (1737-1809), një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është marrë me kalimin e kohës nga filozofët dhe ekonomistët, si një shans për të promovuar drejtësinë sociale dhe emancipimin e punës.

Sot është parë më shumë si një perspektivë, me të cilën do të japim llogari për kushtet e një shoqërie, ku punëtorët janë duke u zëvendësuar gjithnjë e më shumë nga makinat dhe sipas disa vlerësimeve, gjysma e njerëzimi do të jetë e papunë.

Disa besojnë se kjo është një utopi, potencialisht e dëmshme. Në Zvicër, vitin e kaluar u bllokua me referendum propozimi për tu garantuar njerëzve një pagë minimale prej 25 frangash zvicerane, që korrespondojnë me rreth 2300 euro. apo sa një e treta e GDP-së së vendit. Por, sipas një sondazhi të kohëve të fundit, kjo do të ishte në favor për evropianët./albeu.com/

Shtuar më 17/01/2017, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori