Figura e Jezusit shfaqet në Itali, gëzohen besimtarët
Disa fotografi të çuditshme janë publikuar në internet. Në to vërehet figura e Jezu Krishtit në qiellin e një qyteti italian në kohën kur rrezet e diellit po depërtonin përmes reve.

Fotografitë janë publikuar nga Alfredo Lo Brutto nga Agropoli, i cili e ka vërejtur këtë pamje përderisa ishte duke qëndruar në shtëpinë e tij që ndodhet në breg të detit.

Forma e figurës së krijuar nga rrezet e diellit gjatë perëndimit të tij ngjan me statujën e Jezu Krishtit që ndodhet në Rio de Janeiro të Brazilit.

“Isha i magjepsur nga kjo pamje. Nuk publikoj shpesh fotografi në rrjetet sociale, por kur e bëra këtë, dëshirova që menjëhërë ta shohin edhe njerëzit tjerë, sepse ishte shumë e bukur”, tha Alfredo, shkruan “Daily Mail”.
Shtuar më 04/03/2019, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori