A do të jetë sonte pjesë e spektaklit? Eduart Grishaj thyen heshtjen për Kejvinën: Ja si është gjendja e saj pas daljes nga BB

Dalja e Kejvinës nga “Big Brother VIP” u shoqërua me bujtë të madhe, ku siç ndodh përgjithësisht kishte nga ata që e përkrahnin këtë përjashtim dhe të tjerë që dalin kundër vendimit.

Modelja nuk pranoi as të bëhet pjesë e studios krah Arbanës pas eliminimit dhe nuk ka patur asnjë reagim nga ana e saj. Por për këtë ka folur Eduart Grishaj së fundmi në “Wake up”.

“Na thonë për banorët që ju (produksioni) doni ta hiqni. Publiku duhet të kuptojë që ne i sollëm ata njerëz në Big Brother. Edhe fansat duhet të kuptojnë se ata janë yjet tanë. Yjet e skuadrës sonë. Edhe për daljen e Kejvinës jemi shumë të keqardhur. Sepse është pjesë e skuadrës sonë.”

Për gjendjen e Kejvinës Eduarti shprehet:

“U përshëndetëm. Kejvina nuk erhdi në studio se ishte shumë e ngarkuar emocionalisht. Gjithë ai presion është ngarkesë shmë e madhe. Por me sa kemi komunikuar me të është mirë dhebesoj se do vi në studio dhe do flasim për eksperiencën e saj.”

/albeu.com/


Shtuar 21.01.2023 10:29