Kryetari i KMSH-së, thirrje shqiptarëve për lutje të përbashkët (VIDEO)

Kryetari i KMSH-së i ka bërë thirrje shqiptarëve për lutje të përbashkët.

Në mesazhin e tij të së premtes, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, përpos trajtimit të ligjëratës së zakonshme, u bëri thirrje të gjithë besimtarëve shqiptarë për lutje të përbashkët, duke filluar që nga dita e sotme pas namazit të akshamit e për të vijuar më tej përgjatë çdo dite të muajit të bekuar të Ramazanit.


Shtuar 17.04.2020 13:06