Fermerët që protestojnë duke u "varrosur" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Qindra fermerë në shtetin e Rajasthan, Indi, kanë protestuar kundër planit të qeverisë për të blerë tokën e tyre. Ata kanë hapur gropa të thella duke u varrosur si pjesë e protestës.

Fermerët nga fshati Nindar, rreth 20 km nga Jaipuri, kryeqyteti i shtetit kanë protestuar për dy javë, por të hënën e kësaj jave zgjodhën metodën unike, e cila konvenon me përvjetorin e lindjes së udhëheqësit të pavarësisë së Indisë Mahatma Gandhi.

Nagender Shekhaëat, kreu i protestës, i tha Al Jazeera se “gati 5000 familje, duke përfshirë fermerët, do të preken nga blerja”.

Ai shtoi se protestuesit kanë bllokuar vendin për 18 ditët e fundit. /albeu.com/




Shtuar më 06/10/2017, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori