Çdo vit revista e dizajnit eVolo mban një garë për qiellgërvishtësin më të mirë në botë.
Këtë vit vendin e parë e ka zënë qiellgërvishtësi Mashambas, një fermë vertikaleqë mund të ushqejë një qytet të tërë të Saharasè në Afrikë.
I dizajnuar nga arkitektët polakë Pawel
Lipinski dhe Mareusz Frankowski, ky qiellgërvishtës mund të çmontohet dhe të lëvizet në vende të ndryshme, nëse është nevoja.
Në
katet e ndërtesës ka kopshte fëmijësh, një zyrë mjekësore madje edhe një portë për dronë, i cili do t’i dërgonte ushqimet në zona të vështira, ndërsa në
katet e sipërme mund të vendosen plehrat dhe farërat. raporton Buisness Insider.
Katet e poshtme do të shërbejnë si dyqan, ku fermerët mund të shesin të mbjellat e tyre.
"
Qëllimi kryesor i projektit është që të sjellim revolucion të gjelbër te njerëzit më të varfër", kanë shkruar
Lipinski dhe Frankowski.
Qëllimi i kullës është rritja e mundësive bujqësore dhe luftimi i urisë në vendet e varfra të Afrikës. /Albeu.com/
Shtuar më 27/04/2017,
ora 16:46