Fenomeni i pazakontë pushton qiejtë e Britanisë së Madhe
Një fenomen i çuditshëm është duke ndodhur sipas meteorologëve në qiejt e Britanisë së Madhe gjatë muajve të fundit.

Sipas tyre, vendi është përfshirë nga një mot thuajse tropikal, me shira të beftë, përmbytje, rrufe të shumta dhe temperatura ajri që arrijnë shpesh deri në 38 grade.

Siç shkruajnë mediat e ishullit, meteorologët flasin për “netë tropikale” të shpeshta në qiejt e Britanisë së Madhe gjatë muajve të fundit, ndërkohë që nga 1961 deri në 1995 ishin regjistruar vetëm 8 raste të ngjashme.

Meteorologët presin që ky mot të vijojë me shira të shumtë dhe sidomos rrufe.
Shtuar më 18/10/2020, ora 18:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori