Fenomen i rrallë pritet të ndriçoj natën, do të shfaqet Hëna e ujkut
Në natën e parë të janarit në SHBA, qielli nuk do të shkëlqejë vetëm nga fishekzjarrët me rastin e Vitit të Ri, por edhe nga hëna e plotë, e njohur si “hëna e ujkut”.

Sipas NASA, kjo do të jetë superhëna e parë në vitin e ri, dhe brenda pak javësh do të shfaqet një tjetër.

Nëse qielli është i kthjellët, ky fenomen hapësinor do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, mbi Oqeanin Paqësor deri në Azi.

E quajtur si “Hëna e ujkut” nga NASA, ajo mund të shihet gjatë orbitës së saj në pikën më të afërt të Tokës.

Hëna e plotë për vitin 2018 do të shfaqet jo vetëm mbrëmjen e parë të janarit, por edhe përgjatë javëve në vijim.

Super-hëna gjatë këtyre ditëve do të jetë 14% më e madhe në përmasë dhe do të shkëlqejë 30% më tepër.

NASA njofton se hëna e plotë do të shfaqë edhe një eklips të përgjithshëm hënor pasi Toka, Dielli dhe Hëna, do të vendosen në mënyrë të tillë që Toka do të bllokojë dritën e diellit duke i dhënë Hënës një ngjyrë të kuqërremtë. /albeu.com/
Shtuar më 01/01/2018, ora 20:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori