Ndodh rrallë të shohim një person të flejë me sytë gjysmë hapur, por ndodh! Rreth 20% e njerëzve janë të prekur nga ky
fenomen dhe një ndër arsyet se pse ndodh është problemi me nervat ose muskujt e fytyrës që e bëjnë të vështirë mbajtjen e
syve të mbyllura.
Njerëzit mund të përjetojnë skuqje të
syve, pamje të turbullt, kruajtje, irritim ose një ndjesi djegieje, ndjeshmëri ndaj dritës, ndjesinë sikur kanë diçka në sy, si dhe cilësi të ulët të
gjumit. Këta njerëz nuk e kuptojnë se kanë fjetur me sytë hapur deri kur dikush tjetër jua tregon.
Për këtë ka disa mundësi trajtimi:
1. Pika në sy
2. Lot artificial
3. Si dhe një antibiotik për të ndaluar kruajtjet
Një zgjidhje e shpejtë mund të jenë edhe kapakët e
syve që përdoren natën. Por nëse situata juaj është e rënduar, atëherë mjekët ju rekomandojnë ndërhyrjen kirurgjikale, nëpërmjet së cilës në sy injektohet një masë që shërben si peshë dhe që ndihmon për të mbajtur sytë mbyllur gjatë
gjumit.
Shtuar më 01/03/2020,
ora 10:55