I çmendur pas Dhurata Dorës, shihni çfarë bën këngëtarti turk (FOTO LAJM)

Këngëtari Reynmen është shumë i njohur në Turqi dhe hitet e tij arrijnë miliona shikime. Së fundmi Reynmen ka tërhequr vëmendjen me postimin e tij në Instastory ku tregon se e pëlqen shumë këngëtaren shqiptare Dhurata Dora.

Reynmen ka publikuar një video nga kënga më e re e Dhuratës me titull “Ferrari” dhe ka etiketuar këngëtaren shqiptare. Këngëtari turk jo vetëm ka shprehur vlerësimin e tij për Dhuratën, por edhe ka nisur ta ndjekë në Instagram.

Po ashtu edhe Dhurata i ka bërë “Folloë” këngëtarit turk. Këto veprime janë vënë re menjëherë nga fansat të cilët kanë nisur të mendojnë se Dhurata dhe Reynmen mund të vinë së shpejti me një bashkëpunim.

Kujtojmë që bashkëpunimet e Dhurata Dorës me këngëtarët e huaj kanë qenë gjithmonë të suksesshme, duke përmendur këtu hitin “Zemër”.


Shtuar 6.07.2020 06:15