Cerrone i traumatizuar: Gjithçka ndodhi shumë shpejt

Conor McGregor fitoi 40 sekonda meçin me amerikanin Donald Cerrone. Per super yllin irlandez të UFC-së, kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë.

Cerrone nuk mund ta besonte se meçi ka përfunduar vetëm pas 40 sekondave dhe se kundërshtari i tij Conor McGregor ishte në formë të lartë.

Amerikani pas meçit deklaroi se nuk kishte parë diçka të tillë më parë. “Unë kurrë nuk kam parë diçka të thillë. Ai më goditi në hundë, filloi gjakosja, dhe më pasi ai bëri një hap prapa dhe me goditi në kokë. Kjo ndodhi shumë shpejtë”, deklaroi Cerrone i dëshpëruar.

Kjo fitore dramatike e tij ndaj Cerrone tregon se ai është në rrugë të mirë. Po ashtu, ai ka deklaruar se do të ketë meçe të shumta gjatë vitit 2020.


Shtuar 19.01.2020 08:32