Zelensky: Po ju tregoj se çfarë do në të vërtetë Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije se qëllimi i forcave ruse është të kapin Donbasin dhe jugun e vendit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se forcat ukrainase po e zhvendosnin vëmendjen e tyre drejt lindjes.

“Ne jemi të vetëdijshëm se armiku ka rezerva për të rritur presionin në lindje”, u shpreh Zelensky.

Komentet Zelensky i bëri në fjalimin e tij të natës.

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të diele janë raportuar shpërthime në qytetin port strategjik jugor të Odesës në bregun e Detit të Zi./albeu.com/