Familja ruse që ka një ari për pjesëtar (FOTO LAJM)

Fotografja ruse Olga Barantseva ka shkrepur disa foto fantastike të një familjeje ruse. Në foto pjesëtarët luajnë me një ari gjigand.

Seti i fotove u bë në pyll, pranë një çadre kampingu, ku familja jetonte. Qetësia dhe mirësia e ariut me familjen tregon anën tjetër të këtyre kafshëve të konsideruara të egra dhe të rrezikshme.

Sipas Barantsevës, fotot tregojnë harmoninë midis njerëzve dhe kafshëve.

Ariu i quajtur Stepan është 2.2 metra i gjatë dhe peshon 635 kg. Ai është gjithashtu i gatshëm të pozojë me familjen si të ishte një kafshë shtëpiake. Stepan u gjet, kur ishte thjesht një këlysh nga disa kalimtarë dhe është trajnuar të jetë miqësor.

Ai gjithashtu ka marrë pjesë në mbi 20 filma rus, duke qenë se është tepër i dashur./albeu.com/
Shtuar më 20/11/2016, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori