Familja amerikane zbulon thesarin me vlerë 300 mijë dollarë
Një familje amerikane ka arritur të gjejë një sasi ari me vlerë 300 mijë dollarësh në një ‘varrezë anijesh’ në Oqeanin Atlantik. Çifti Rick dhe Lisa Schmitt kanë gjetur monedha dhe gjerdanë ari nga anije të shkatërruara nga stuhitë e erërave në bregdetin e Floridës në vitin 1715.


Anijet po lundronin nga Spanja për në Havana të Kubës. Thuhet se brenda anijeve ka pasur mallra me vlerë deri në 400 milionë dollarë, prej të cilave 175 milionë janë nxjerrë prej tyre. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2013, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori