Falimenton rrjeti më i madh i lodrave për shkak të krizës
Pas telasheve që kanë përfshirë tregtinë vendase me pakicë edhe gjiganti amerikan Toys ‘R’ Us, zinxhiri më i madh i dyqaneve të lodrave për fëmijë në Amerikë, depozitoi kërkesën për mbrojtje nga falimenti.

Veprimi i drejtuesve të firmës vë në pikëpyetje të ardhmen e rreth 1,600 dyqaneve me gati 64,000 të punësuar.

Ai vjen në kohen kur Toys ‘R’ Us po përgatitej për sezonin e blerjeve festive, gjatë të cilit regjistrohet dhe numri më i madh i shitjeve.

Edhe pse një lëvizje e tillë nuk nënkupton domosdoshmërish fundin e kompanisë ikonë se themeluar në 1948-ten, ai përben sërish një kapitull mjaft të errët në historinë e saj.

Toys ‘R’ Us ka marrë garanci mbi financime që mbërrijnë në 3 miliardë dollarë nga huadhënës që përfshijnë JP Morgan. Këto para do të sigurojnë furnitorët e saj se do të paguhen për ngarkesat e Lego-ve dhe kukullave Barbie që kanë dërguar për sezonin e festave shkruan TCh.

Njësia kanadeze e firmës do të kërkojë edhe ajo paralelisht mbrojtje, ndërsa procedurat do të zhvillohen në Gjykatën e Lartë të Ontarios.

Operacionet jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, përfshirë këtu rreth 255 dyqane të licencuara dhe partneritete biznesi në Azi që janë entitete të veçanta, nuk konsiderohen pjesë e procesit të falimentimit. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori