Një nënë shtatzënë me diabet u ndimua nga Presidenti
amerikan, Barack
Obama para se ajo të binte para këmbëve të tij pasi humbi ekuilibrin gjatë një fjalimi që
Obama po
mbante për reformën shëndetësore.
"Ja çfarë ndodh kur flas shumë gjatë", u shpreh me shaka
Obama. Presidenti
amerikan po
mbante një fjalim në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë dhe Karmel
Allison ishte një prej atyre që do përfitojnë nga paketa e re shëndetësore që ofron
Obama.
Ndërsa konferenca për shtyp zgjati,
Allison nisi të kishte probleme dhe humbi ndjenjat. Në këtë moment,
Obama u kthye dhe e kapi atë.
Allison ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë pasi vuan nga tipi 1 i diabetit që kur ka qenë 9 vjet, por ka pasur të njëjtin nivel sigurimi, pavarësisht kostove në rritje për mjekimin. Reforma shëndetësore është një nga betejat më të mëdha të presidentit
Obama.
Faleminderit që më kape Z.President
Shtuar më 22/10/2013,
ora 10:33