Nuk e ndal as manifestimi, Rama e quan tubimin e Metës “idiotësi”

Kryeminstri Edi Rama ka thënë në emisionin Pressing në T7 se protesta e organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është unik për shkak se e ka thirrur një president i një vendi demokratik.

Ai po ashtu ka shtuar se nuk mbanë më shumë pushtet se që ia ka dhënë Kushtetuta e Shqipërisë.

Ilir Meta organizoi një protestë sot para Qeverisë.

“Unë besoj nëse nuk gabohem se do të jetë rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracisë në botë që presidenti i republikës parlamentare, aq më tepër në kushtetutën tonë që e përfaqëson presidentin si simbol kombëtar mbi palët”, thotë Rama. /Express


Shtuar 2.03.2020 20:06