Facebook dominon Botën dhe Shqipërinë
Rrjeti social facebook vazhdon të jetë më i përdoruri në botë, shkruan Albeu.com

Media Italiane II Sole 24 ka publikuar hartën botërore të rrjeteve sociale për vitin 2019 e cila nuk ka shumë surpriza në krahasim me vitin e kaluar.

Facebook ka vazhduar të rritet me 2,3 miliardë përdorues, prej të cilëve 1,5 miliardë lidhet së paku një herë në ditë. Sot, Facebook është rrjet social më i preferuar në 153 vende nga 167 vendet e analizuara, me një shtrirje në 92% të globit.

Sipas anketimit të kryer nga Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë në vitin 2015, koha e shpenzuar në internet nga përdoruesit e shpeshtë të internetit ndahet në këtë mënyrë: koha më e madhe shpenzohet në Facebook (49 %), duke vijuar më tej me YouTube (23 %). Sipas anketimit rezulton se në Shqipëri kanë gjetur përdorim të konsiderueshëm edhe tre platformat e reja të komunikimit ndërpersonal dhe të shkëmbimit të përmbajtjes: ËhatsApp që zë 11% të kohës së shpenzuar në internet, Viber (8%) dhe Instagram (6%). Koha për leximin e gazetave online zë vetëm 6 %, kurse koha për leximin e blogjeve zë 4%.

Instagrami është rrjeti social i dyti më i përhapur më botë. Në 58 vende rrjeti social ka dyfishuar prezencën e tij duke lënë pas rrjetet e tjera dhe numëron rreth 1 miliardë përdorues. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori