Shumica prej nesh jemi rritur duke menduar se Mont Everest është
mali më i lartë në botë.
Megjithatë, kjo nuk është plotësisht e vërtetë sepse ekziston një çështje e vogël e cila i ndërron gjërat.
Mont Everest zyrtarisht e ka majën më të lartë në botë në raport me nivelin e detit (8.848 metra), por nëse matet
lartësia nga baza e malit deri në maje, do të gjendet në vendin e dytë në listën e maleve më të larta në botë.
Në këtë rast vendi i parë i takon Mauna Kei’t, një vullkan i fjetur me miliona vite në Havai. Pjesa më e madhe e këtij
mali gjendet nën ujë, kështu që
lartësia e përgjithshme e tij është 10.152 metra.
Pastaj është edhe
mali Çimborazo, vullkan joaktiv në Ande, maja e të cilit është më e largët nga qendra e Tokës. Me këtë, ndikimi i gravitacionit të Tokës në këtë vend është edhe më i dobët në botë. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018,
ora 16:31