Mark Langedijk vendosi t’i japë fund jetës, pasi ishte e vetmja mënyrë që t’i shpëtonte varësisë ndaj alkoolit.
“Marku e vendosi vetë ditën e
vdekjes dhe ishte duke qeshur, pirë birra dhe ngrënë sanduiç pak para se të vinin
mjekët për t’i injektuar ilaçin që shkaktonte vdekje të menjëhershme të tij”, tregon i vëllai.
Holanda e ka
zgjeruar edhe më shumë fashën e eutanazisë. Para 16 vitesh, ku edhe aprovoi për herë të parë ligjin e eutanazisë (
vdekjes së asistuar nga
mjekët), ai aplikohej vetëm për njerëzit që vuanin nga dhimbje vazhdueshme dhe të padurueshme , ndërsa tani është
zgjeruar edhe për shumë probleme të tjera, përfshirë edhe izolimin social dhe vetminë.
Një rast i tillë është vdekja e asistuar e një femre rreth të 20-ve, e cila kishte qenë viktimë e një abuzimi seksual në fëmijëri. Vajza nuk mund të jetonte me traumën që i kishte lënë kjo ngjarje dhe, sipas mjekëve, gjendja e saj ishte e pashërueshme, prandaj kishte vendosur t’i jepte fund jetës./albeu.com/
Shtuar më 29/11/2016,
ora 11:50