Tragjedi në Itali, dy vëllezërit e mitur mbyten në rezervuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Dy vëllezër të moshës 6 dhe 7 vjeç janë gjetur të mbytur në një rezervuar vaditjeje gjatë natës në Manfredonia të Pulias.

Mediet italiane raportojnë se dy të miturit u zhdukën dje. Pas disa orësh kërkimesh prindërit gjetën në afërsi të rezervuarit (tre metra i thellë), këpucët e dy vëllezërve.

Për momentin nuk dihet nëse dy vëllezërit kanë rrëshqitur apo janë zhytur në ujë për t’u freskuar për shkak të vapës.