Dramë për demokratët, bie keqaz “kalaja” Paskuqan: 2 në 3 “kamzalinj” votuan PS-në

Rakip Suli i PS-së kryeson ndjeshëm në Kamzë ndaj Arjan Hoxhës së koalicionit Bashkë Fitojmë, por ajo që vërehet është avantazhi i thellë që ka siguruar ai në një zonë si Paskuqani.

Kjo zonë është njohur vazhdimisht si një kala e demokratëve dhe në zgjedhjet e mëparshme as që mund të flitej një fitore e socialistëve, por gjërat duket se kanë ndryshuar edhe në Paskuqan dhe Kamzë.

Më konkretisht, nga 33 QV të lexuara nga 44 gjithsej në Paskuqan, Rakip Suli ka marrë 66.6 për qind të votave në Paskuqan, ndërkohë që në Kamzë brenda ka marrë një avantazh prej 58% të votave.

Në total, deri më tani, Rakip Suli është 10 006 vota më shumë se Arjan Hoxha dhe ky rezultat nuk mund të kthehet me numrin e kutive të palexuara që kanë mbetur. /albeu.com


Shtuar 14.05.2023 21:34