Nga sot çmimet e bukës, miellit, vajit janë më lirë në Maqedoni! Produktet ushqimore bazë do të shiten pa TVSh

Ky vaj para pak ditësh kushtonte 94 denarë ndërsa sot kushton 89 denarë”, raporton TV21.

Nga sot produktet ushqimore bazë do të shiten pa TVSH. Të gjitha marketet bukën, miellin, qumështin, sheqerin, vajin, mishin dhe prodhimet e tjera ushqimore si orizi dhe vezët nga sot do t’i japin me fatura fiskale që do të kenë 0 TVSh.
Me shkronjën G në grafën e produktit do të mund të dallohen produktet të cilat janë me 0 TVSH, kështu sqaroi edhe zëvendësdrejtori i të ardhurave publike Abdulselam Selami. Ai apeloi deri te qytetarët që të denoncojnë marketet nëse nuk i respektojnë këto vendime.

“Në pjesën e llogarisë fiskale do të jenë me shkronjën G ato produkte të cilët janë me 0 % TVSH. Të gjitha marketet dhe të gjithë që këto që bëjnë shitjen e këtyre produkteve nuk do të kenë llogari të japin me TVSH 5% ose 18% shkaku se do të formohet konkurrenca jo lojale dhe ai do ta ketë çmimin më të lartë nga marketet tjera dhe të gjithë qytetarët nuk do të shkojnë aty të blejnë shkaku se çmimi me TVSH do të jetë më i lartë tek ata”, sqaron Selami.


Platforma elektronike TVSH-ja ime do të vazhdojë të funksionoj për të gjithë produktet të cilët janë me TVSH.

Një mrekulli e re për humbjen e peshës! 19 paund në 3 javë.
“Nuk do të thotë nëse një produkt është me 0% e gjithë llogarinë fiskale nuk do të mund qytetarët ta skanojnë, por do e skanojnë dhe do të kthehet ajo pjesë e cila është me 18% ,5% apo 10% do i kenë në llogaritë e tyre fiskale. Nga 5% qytetarët kthejnë vetëm 15% nga tarifa 5% që është paraparë dhe nuk ndikon aspak tek qytetarët”, sqaron më tej Selami.

Ndryshe kjo masë fillon nga sot dhe vazhdon deri më 31 maj, por sipas Selamit nuk përjashtohet mundësia të vazhdohet nëse vazhdon kriza ekonomike në vend. Kjo është njëra nga 25 masat tjera, si pjesë e pakos anti-Krizës që peshon 400 milionë euro.


Shtuar 17.03.2022 17:02