Emetohet kartëmonedha e parë me prekje për të verbrit
Banka e Australisë emetoi sot kartëmonedhën e saj të parë me prekje, pas një fushate nga një djalë i verbër.

Tre vjet më parë, kur ai ishte vetëm 12 vjeç, Connor McLeod paraqiti një ankesë për diskriminim në Komisionin australian të të Drejtave të Njeriut dhe bëri me nënën e tij një peticion online që mori më shumë se 56 mijë mbështetës.

Kartëmonedha australiane e re, me vlerë pesë dollarë, hyri sot në qarkullimin dhe është e para në një seri që përfshin një shenjë të prekshme për të ndihmuar personat e verbër të bëjnë dallimin midis prerjeve të tjera të kartëmonedhave.

“Tipari i prekshëm në kartëmonedhën pesë-dollarëshe është një e ngritur në secilën prej skajeve të kartëmonedhës”, tha banka.

McLeodit i lindi kjo ide kur i dhuruan disa dollarë për Krishtlindje kur ishte 11-vjeç, por që ai nuk kishte asnjë ide sesa ishin si dhe sa bujar apo dorështrënguar ishin treguar dhuruesit.

Shenja do të ndihmojë më shumë se 350 mijë australianë, të cilët janë të verbër ose kanë shikim të dobët, duke zëvendësuar pajisjen e vogël që është përdorur më parë për të matur madhësinë e bankënotave të cilat ndryshonin me milimetra. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 22:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori