Elefanti zhytet në lumë për të shpëtuar trajnerin (VIDEO)
Një trajnier i cili kujdeset për elefantët vendosi t’i bënte një provë besueshmërie elefantit të tij.

Ai provoi të “mbytej” për të parë nëse Kham Lha, elefanti i tij do t'i vinte në ndihmë atij.

Dhe në fakt elefanti sapo pa që “shoku” i tij po mbytej, ai hyn në ujë dhe mundohet t'i vijë në ndihmë trajnierit.

Në videon e publikuar, shihet që lëviz nëpër lumë dhe i afrohet trajnerit, Darrick Thomson i cili është kujdesur për të, që kur është shpëtuar dhe është sjellë në rezervatin Elephant Nature Park.

“Ne e kemi shpëtuar nga dhimbjet e shumta që i përjetonte në industrinë e turizmit dhe ky gjest e dëshmon se nuk ka harruar asgjë, duke na ndihmuar kur jemi në vështirësi”, ka thënë Thomson.

Në këtë mënyrë, ai ka treguar se elefantët mbajnë mend dhe krijojnë lidhje të forta me njerëzit që kujdesen për ta./albeu.com/
Shtuar më 18/10/2016, ora 14:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori