Elefanti 'Bin Laden' mbyt 8 persona në Indi
Një elefant i quajtur Osama bin Laden i ka shtypur për vdekje pesë njerëz në një fshat indian.

Ky elefant i sulmoi fshatarët e fshatit Bolatar, i cili shtrihet në pjesën verilindore të Asamit. Sipas Rajen Rabnha, banor i këtij fshati, tha: "Kjo nuk ishte e tëra. Në të kaluarën, ky elefant i ka sulmuar edhe disa fshatra të tjera dhe i ka shkatërruar fushat me oriz".

Zyrtarët e pyjeve e nisën një operacion të madh për ta gjetur dhe futur nën kontroll kafshën gjigante. Ata përdorën dronë dhe elefantë të trajnuar për ta përcjellë këtë elefant të rrezikshëm.

Ministri rajonal i pyjeve tha se një komision, në të cilin do të marrin pjesë edhe ekspertët e kafshëve të egra, do të vendosin se çfarë do të bëjnë me elefantin sulmues.

"Ende nuk kemi vendosur. Kemi këshilla që ta qetësojmë dhe ta dërgojmë në pyje, diku ku nuk ka vendbanime afër", tha Parimal Shuklabaidya, duke shtuar se do t’i marrin parasysh sigurinë e banorëve lokalë dhe mirëqenien e elefantit.

Kjo ishte hera e parë që një elefant e kishte marrë emrin e terroristit famëkeq. Në të kaluarën, një buall me po të njëjtin emër i kishte mbytur së paku 70 njerëz në Assam, shkruan "Independent".
Shtuar më 03/11/2019, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori