Ekspozimi i gjatë në diell plak lëkurën, shton rrudhat dhe rrezikun tumoreve
Nga Dr. Irena Savo

Mbrojtja e lëkurës">lëkurës ndaj rrezatimit diellor, shpjegimet e dermatologes për të mos rrezikuar shëndetin gjatë stinës së verës, kut ekspozohemi me orë të zgjatura ndaj rrezeve të diellit. Efektet negative në lëkurë nga plakja e parakohshme të lëkurës">lëkurës, rrudhat, njollat deri te kanceri i lëkurës">lëkurës

Stina e verës është e parapëlqyera, ku të gjithë ne priremi të ekspozohemi me orë të zgjatura ndaj rrezeve të diellit. Dielli dhe temperaturat e larta ndaj të cilave ekspozohemi kanë edhe efekte negative në lëkurë. Ekspozimi i gjatë në diell mund të nxisë plakje e parakohshme të lëkurës">lëkurës, theksim të rrudhave, shenjave ose njollave kafe, tharje të lëkurës">lëkurës dhe mund të predispozojë zhvillimin e kancerit të lëkurës">lëkurës.

Rrezatimi diellor, ndikimi në lëkurë

Rrezatimi UVA përfaqëson atë pjesë të rrezatimit që ka gjatësinë e valës më të gjatë dhe depërton më thellë në lëkurë (në pjesën e dermës). Aktivizon radikalet e lira dhe përshpejton plakjen e lëkurës">lëkurës. Rrezatimi UVB depërton në pjesën e sipërme të lëkurës">lëkurës (epiderma). Kjo pjesë e rrezatimit është përgjegjëse për djegien nga dielli, reaksionet alergjike dhe zhvillimin e kancerit të lëkurës">lëkurës. Rrezatimi UVC përfaqëson pjesën më të rrezikshme të rrezatimit diellor. Fatmirësisht, kjo pjese filtrohet nga shtresa e ozonit.

Ndikimi i rrezatimit diellor tek grupmosha të caktuara

Nga mosha 20 deri në 30 vjeç është periudha më e rëndësishme për kujdesin ndaj lëkurës">lëkurës tuaj. Mënyra si kujdeseni tani do përcaktojë pamjen tuaj në vitet në vazhdim. Pavarësisht ekspozimit të pakufizuar në diell, efektet negative të tij nuk janë akoma të dukshme.

Tek këto grupmosha rekomandohet minimalisht pastrimi me detergjent 1 herë në ditë (darkë). Problemi me i madh që shfaqet gjatë kësaj moshe janë aknet. Nga mosha 30 deri në 40 vjeç karakteristikë e lëkurës">lëkurës së fytyrës është krijimi i rrudhave rreth syve dhe gojës si dhe në fytyrë shfaqen çrregullime të pigmentit (njolla ngjyrë kafe). Gjatë kësaj moshe, lëkura bëhet më e hollë, pakësohet kolagjeni, rigjenerimi qelizor ngadalësohet dhe humbet vitaliteti. Kujdesi ndaj lëkurës">lëkurës, sidomos lëkurës">lëkurës së fytyrës duhet shtuar.

Mosha 40 deri në 50 vjeç është koha kur shfaqen dukshëm efektet kumulative të ekspozimit diellor. Kolagjeni vazhdon të pakësohet, humbet elasiciteti, lëkura dehidratohet më lehtë dhe humbet shkëlqimin. Edhe pas moshës 50 vjeç nuk është vonë për t’u kujdesur për lëkurën tuaj.

Shenjat në këtë moshë janë tharje e lëkurës">lëkurës, humbje e elasticitetit, njollat kafe shtohen, mund te shfaqen zgjerime kapilaresh. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit diellor dhe moskujdesi i duhur përshpejton plakjen e lëkurës">lëkurës. Krahas kësaj janë edhe faktorët e tjerë gjenetikë, hormonalë, ndotja ambientale, dieta e varfër në vitamina e likuide, konsumi i duhanit dhe problemet mjekësore.

Përmbajtja e produkteve mbrojtëse për lëkurën

Produkti duhet të ketë spektër të gjerë mbrojtjeje, të mbrojë në mënyrë të mjaftueshme nga pjesë të rëndësishme të rrezatimit UVA dhe atë UVB të spektrit të dritës. Mbrojtja ndaj rrezatimit UVB vlerësohet nëpërmjet treguesit SPF ose “Sun Protection Factor”. Ky indeks tregon kohën gjatë të cilës mund të qëndroni në diell pa u djegur. Mbrojtja ndaj rrezatimit UVA vlerësohet nëpërmjet treguesit UVA-PF.

Ky tregues përcaktohet nëpërmjet një testi in-vivo, i quajtur Persistent Pigment Darkening (PPD) test. UVA-PF ka tre shkallë: PA+, PA++, PA+++. PA+ përfaqëson nivelin më të ulët mbrojtës ndërsa PA +++ atë më të lartë. Zgjedhja e produktit të përshtatshëm në varësi të kërkesave dhe karakteristikave të çdo lëkure është shumë e rëndësishme.

Kështu, bebet dhe fëmijët kanë nevoja të ndryshme sa i përket përkujdesjes ndaj diellit nga adultët, ndërkohë që produktet e përshtatura për lëkurë të thatë mund të mos përshtaten ose të krijojnë probleme në lëkurat e yndyrshme ose me akne, rozacea, etj. Produkti duhet të zgjidhet në varësi të intensitetit të ekspozimit.

Kështu për një ekspozim minimal, pra disa minuta herë pas here gjatë ditës, aplikimi i një mbrojtësi me SPF 15, që filtron rreth 93% të rrezatimit UV, është i mjaftueshëm. Në rastet me ekspozim intensiv rekomandohet të përdoret solar me SPF më të lartë se 30. SPF 30 filtron deri në 97% të rrezatimit ultraviolet ndërsa SPF 50 filtron deri në 98% të tij.

Zgjidhni produktin e duhur në varësi të tipit të lëkurës">lëkurës. Kështu, për lëkurë të thatë rekomandohet produkt në formë kremi, ndërsa për lëkurë mikse e të yndyrshme përshtaten produktet në formë emulsioni, fluidi ose xheli. Për lëkurat me akne rekomandohet të zgjidhen produkte që shkruajnë “Oil free” ose “Non-comedogenic”. Për lëkurën e fëmijëve substancat kimike mund të jenë irrituese. Produktet me filtra fizikë si oksid zinku dhe dioksid titaniumi janë shpesh ingredient kryesorë në produktet e përshtatura për këtë grupmoshë.

Në rast të lëkurave sensitive ose që krijojnë problem nga aplikimi i kremit mbrojtës me filtër kimik mund të përdoren kremëra me filtër fizik si me përmbajtje oksid zinku, dioksid titaniumi, etj. Gjithashtu lëkurat me tendencë alergjike ose sëmundje si rozacea duhet të evitojnë produktet që përmbajnë prezervativë, aroma, alkol, si dhe PABA ose oxybenzone.

Si duhet kryer aplikimi i produktit mbrojtës?

Aplikoni produktin 30min para ekspozimit. Riaplikoni produktin çdo dy orë nëse jeni të ekspozuar. Riaplikoni produktin pasi dilni nga uji ose pas djersitjes intensive. Mos bëni masazh të produktit pas aplikimit të tij. Disa këshilla praktike: Blini një produkt farmaceutik, që ruhet në kushte të mira dhe nuk është i ekspozuar në diell.

Jo patjetër produkti më i shtrenjtë është më i miri. Mos përdorni produktet e sezonit të shkuar. Kontrolloni datat e skadencës. Masa të tjera përfshijnë: Evitimi i ekspozimit në diell gjatë orëve të rrezatimit intensiv 10:30 – 16:00. Përdorimi i veshjeve dhe aksesorëve mbrojtës: kapele, syze. Konsumimi i ujit, frutave, perimeve. Sezoni më i nxehtë i vitit kërkon përkujdesje për lëkurën, ndërkohë që i gëzoheni natyrës dhe lirisë së verës.
Shtuar më 04/07/2020, ora 23:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori