Deri në cilën moshë mund të kryejnë marrëdhënie seksuale burrat? Mjeku zbulon siptomën e parë të andropauzës

Mjeku androlog, Dr. Evin Dani ka folur këtë të mërkurë për andropauzën. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar se simptoma e parë e saj nga e cila vuajnë shumë meshkuj është pamundësia për të realizuar një aktivitet seksual.

Sipas mjekut, aktiviteti seksual është pjesë e jetës dhe normalisht nuk ka një moshë që duhet të stopojë. Ai ka theksuar se shpesh ka mendime nga opinion publik që meshkujt duhet të ndalojnë. Mirëpo, për mjekun, kjo është diçka e pamundur, pasi e vetmja gjë që mund të ndodh është që me kalimin e kohës pëson një rënie.

Meshkujt nuk e humbasin shumë shpejt aftësinë riprodhuese. Mbi moshën 45-60 vjeç fillon e ulet numri i spermatozoideve, por jo tek të gjithë. Studimet e tregojnë që afërsisht 1/3 e meshkujve mund të kenë dëmtim në pamundësi për ta realizuar, një pjesë mund të kenë aftësinë riprodhuese.

Andropauza është pak a shumë si ajo gjendje e menopauzës te femrat, po në rastin konkret është te meshkujt. Një nga shenjat e para të andropauzës që vijnë e ankohen pacientët është pamundësia për të realizuar një aktivitet seksual. Normalisht që aktiviteti seksual është një pjesë e jetës, e domosdoshme dhe normalisht ne nuk mund të themi që erdhi një moshë dhe ti s’ke të drejtë për të bërë marrëdhënie seksuale. Se është edhe ndonjë mendim ndonjëherë sikur mbajnë ndonjë qendrim kritik karshi një mashkulli, që dëshiron të bëjë marrëdhënie seksuale dhe e konsiderojnë pak a shumë në opionion sikur ça po bën ky, pse duhet ta bëjë këtë punë. Pra, normalisht kjo është një gjendje që kalon me kalimin e kohës dhe fillon e pëson këtë rënie, pra uljen e aftësisë”, u shpreh ndër të tjera Dani./abcnews.al