E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
Ekoja e kësaj gruaje shtatzanë u bë virale, çfarë fshihet në të
Një grua shtatzënë është e bindur se ka marrë një shenjë nga Zoti, pasi pretendon se në ekon e bebes të saj shfaqet imazhi i Jezu Krishtit.

Alexandra Meyer, po i tregonte miqve të saj imazhet me ultratinguj të vogëlushit ende në bark, kur njëri prej tyre dalloi një imazh të njohur në sfond.

“I bëmë një foto me telefon për ta parë më nga afër dhe është kaq i detajuar”, tha ajo për WFIE, duke iu referuar imazhit të Jezusit në kryq. Sipas saj, figura e tij është lehtësisht e dallueshme.

Pasi i dha kohë vetes për të menduar se çfarë kuptimi mund të ketë, Alexandra tashmë mendon se e ka një përgjigjje.

Ajo shpjegon se ka patur një shtatzëni të vështirë dhe i është dashur të marrë ilaçe, ndaj dhe beson se kjo është një shenjë se gjithçka do të shkojë mirë.

Fotoja u publikua në Facebook dhe u bë virale në pak kohë.
Shtuar më 12/01/2019, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori