Zhduket 8-vjeçari në Vlorë, familja ngre alarmin: Na ndihmoni ta gjejmë

Një 8-vjeçar nga Vlora është zhdukur pa gjurmë këtë pasdite, gjë që ka alarmuar familjen e tij.

Familjarët kanë bërë denoncim në polici, por gjithashtu kanë publikuar dhe foton e të miturit në rrjetet sociale, në mënyrë që qytetarët që e kanë parë, tu vijnë në ndihmë.

Ata u luten qytetarëve që nëse e kanë parë të telefonojnë në numrin: 0675446541. 8-vjeçari për herë të fundit është parë pranë “Bar Sunset” në qytetin bregdetar.


Shtuar 26.12.2022 19:41