Edukatorja mizore hedh nga shkallët vogëlushen 4-vjeçare (VIDEO)
Një edukatore mizore nga Pensilvania shtyu një vogëlushe 4 vjeçare nga shkallët dhe e gjithë skena u filmua nga kamerat e kopshtit.

Sarah Gable, 52 vjeç, pasi kreu aktin e pamëshirshëm ngriti kokën lart dhe vuri re që gjithçka po filmohej nga kamerat që ishin instaluar disa minuta më parë në muret e ndërtesës.

“Ja pse është makthi i çdo prindi ta dërgojë fëmijën e tij në kopsht”, tha Michael Chitwood, shefi i departamentit të policisë së Darbyt, shkruan “Mail Online”
Gable e ka ushtruar këtë profesion për 25 vite, por kishte vetëm 1 vit që punonte në kopshtin “Child Care of the Future”.

Edukatorja është pushuar nga puna dhe u arrestua për dhunë ndaj fëmijës, por gjithsesi arriti të fitonte lirinë me kusht pasi pagoi 25.000 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2017, ora 20:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori