Edhe kaq vite duhen për tu njohur me alienët
Një grup shkencëtarësh të NASA-s pretendon se brenda 20 viteve të ardhshme, do të mund të zbulohet nëse jemi të vetëm apo jo në univers.

Shkencëtarët vazhdimisht po zbulojnë planete që mund të jenë të banueshme nga alienët.

Kur Plutoni u zbulua në vitin 1930 u konsiderua diçka e jashtëzakonshme për shkencën, mirëpo sot, edhe për shkak të zhvillimeve teknologjike, zbulohen me qindra dhe mijëra planete në sisteme të tjera yjore.

Me përdorimin e teknologjisë më të lartë, në ditët e sotme janë zbuluar rreth 3,500 planete që mund të jenë si Toka.

Të mërkurën u zbulua një planet, 11 vite dritë larg dhe konsiderohet si vendi më i përshtatshëm për zhvillimin e jetës aliene.

Shkencëtarët e NASA-s mendojnë se vendet ku mund të gjenden alienët janë hëna akullnajore Encedalu e Saturnit dhe hëna akullnajore Europa e Jupiterit.

Ata janë aq të bindur se në hënën Europa ka diçka, sa kanë dërguar një anije kozmike për të vërtetuar nëse ka jetë aliene në liqenet e saj akullnajore. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2018, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori