"Ecte me shpejtësi marramendëse", pilotët raportojnë objektin misterioz në qiell
Një ngjarje e cuditshme ka ndodhur në ajër me datë 9 nëntor.

Një pilot i British Airways gjatë një fluturimi në Londër, deklaroi se ka parë një objekt që fluturonte me një shpejtësi marramendëse.

"Diçka po lëviz shumë shpejt, cfarë janë?" ishte pyetja e pilotit ndaj kontrollit të trafikut ajror, në kullën Shannon në Irlandë.

Kontrolluesi u përgjigj negativisht dhe piloti filloi të përshkruante atë që ai e pa, duke iu referuar si një objekt i paidentifikuar që u shfaq në anën e majtë të avionit dhe" shumë shpejt ndryshoi drejtimin në veri."

Piloti British Airways nuk ishte i vetmi që pa ndonjë gjë që lëvizte shumë shpejt. Një pilot i fluturimit të Virgin që po fluturonte në Orlando-Mançester hyri në diskutim dhe tha se mund të ishte një meteorit ose një objekt tjetër që hyri në atmosferën e tokës.

Ai tha se pa "dy drita te ndritshme" të cilat u ngritën në një mënyrë të pazakonte dhe më një shpejtësi të frikshme.

Raportet nuk u ndalën atje. Dhe një pilot i tretë komercial i fluturimit, një Norwegian Airway 737 i cili udhëtoi nga Nju Jorku në Shannon, shprehu lehtësimin e tij se të tjerët e panë të njëjtën gjë.

Pas dëshmisë së komandantëve të avionëve, Autoriteti i Aviacionit Civil të Irlandës paraqiti një raport zyrtar që kërkonte një hetim të incidentit.

Një zëdhënës i aviacionit civil irlandez tha se nuk ka gjasa që ata të ishin alienë.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i aeroportit të Shannon tha se nuk ishte e përshtatshme për autoritetet e aeroportit për të komentuar mbi incidentin ndërsa studimi i IAA ishte në proces. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2018, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori