Eci zbathur në palestër, ajo që i ndodhi këmbës së tij është e frikshme
Të gjithë ata që frekuentojnë palestrat apo vendet publike duhet të tregojë kujdes.

Kjo pasi përreth gjenden mjaft viruse të cilat mund t'ju shkaktojnë probleme serioze për shëndetin.

Rasti më tipik vjen nga Teksasi ku një burrë, emri i të cilit nuk zbulohet, mori një infeksion të rëndë pasi kishte ecur zbathurpalestër.

Ajo çfarë i ka ndodhur këmbëve të tij është e frikshme, sikurse e tregon dhe foto më lart.

Daily Mail shkruan se sipas pacientit, në këmbët e tij nisën të dilnin plagë të mëdha dhe pavarësisht mjekimeve të shumëllojshme që ai përdori, asnjë lloj gjëje nuk kishte rezultate dhe plagët vetëm sa zmadhoheshin.

Tashmë që ai ka marrë mjekime dha ka kryer kirurgji, ka publikuar fotot e këmbëve të fashuara, me qëllim për të ndërgjegjësuar njerëzit që të mos ecin zbathurpalestër, pasi asnjëherë nuk i dihet se nga çfarë mund të rrezikohen.

Personi që ka kërkuar të mbetet anonim i ka nisur këto foto me email në faqen e Rod Ryan Shoë, për të treguar që gjithmonë duhet të vishni shapka në banjot publike. Zotëria në fjalë ishte duke u përgatitur për një maratonë në një palestër në lagjen e tij.

“Kishte disa raste që nuk i vishja shapkat që duhet të përdorja kur futesha në dush, kështu që futesha zbathur”, ka treguar ai.

Derisa në këmbët e tij filluan të shfaqeshin plagë, të cilat me kalimin e kohës vetëm zmadhoheshin. Mjekët në spital i treguan se ai ishte prekur nga kanceri i këmbës, i shkaktuar nga viruset e njerëzve.
Shtuar më 02/05/2017, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori