Formacionet zyrtare Kanada-Marok: Ziyech dhe Hakimi në krye të ekipit për të marrë vetëm fitoren

Kanadaja do të përballet me Marokun në orën 16:00, në ndeshjen e fundit të grupeve.

Kanadaja ndodhet në vendin e fundit dhe është e skualifikuar pasi ka mbledhur vetëm 0 pikë.

Maroku nga ana tjetër është e pozicionuar në vendin e dytë me 4 pikë, po aq sa Kroacia e vendit të parë, por ballkanasit kryesojnë për shkak të golave të shënuar në total.

Në fakt, marokenët synojnë vetëm fitoren ndaj Kanadasë dhe shpresojnë që Kroacia të fitojë ose të barazojë ndaj Belgjikës, pasi kështu ata do të siguronin kualifikimin për në fazën tjetër.

Ziyech dhe Hakimi, dy yjet e kombëtares së Marokut do të tentojnë të drejtojnë ekipin e tyre drejt suksesit./ h.ll/albeu.com

Formacionet zyrtare


Shtuar 1.12.2022 15:26