E zbuloi NASA, asteroidi gjigant është duke "fjetur" poshtë akujve në Alaskë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një asteroid me diametrër gati 1 500 metra u përplas në Alaskë rreth 2.5 milionë vite më parë duke sjellë ndryshime të mëdha në klimën e tokës, sipas NASA-s.

Edhe pse në mënyrë të konsiderueshme më i vogël se pasojat që kanë kontribuar në zhdukjen e dinosaurëve 65 milion vjet më parë, asteroidi ishte i barasvlefshëm me 47 000 bomba atomike si ajo e lëshuar në Hiroshimë.

Në momentin e rënies, asteroidi formoi një krater 300 metra të thellë me diametër 31 kilometra, gati sa qyteti i Romës.

Shkëncëtarët kanë zbuluar se ai është i mbuluar nga një shtresë akulli 1 kilometër e trashë.

Asteroidi është zbuluar në një zonë të largët të Groenlandës Veriperëndimore nga operacioni ”IceBridge” i NASA-s falë survejimit të radarëve në një avion të specializuar.

Zbulimi u bë në vitin 2015, por shkencëtarëve iu deshën tre vjet para se të bënin një rikontroll.
Shtuar më 12/12/2018, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori