“Të rrosh vetë, se vajzën ta kam vrarë”, çfarë i tha Dan Hutra nënës së gruas pasi e vrau në 2007-n

Dan Hutra, e cili terrorizoi sot kryeqytetin, pasi vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai akuzohet se në 10 dhjetor të vitit 2007 ka vrarë bashkëshorten e tij, pas dyshimeve se kjo e fundit e tradhtonte.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen hetimore të asaj kohe, ku del në dritë dhe fakti se si e inskenoi 40-vjeçari si vetëvrasje, vrasjen e gruas.

Në dosje thuhet se Hutra e ka vrarë me thikë bashkëshorten dhe më pas ka inskenuar ngjarjen si vetëvrasje, duke e vendosur mjetin e mprehtë në dorën e viktimës, Dafina Havaljan.

Pasi ka kryer krimin ai është larguar qetësisht nga banesa, duke mbyllur derën dhe ka marrë në telefon nenën e viktimës, te cilës i ka thënë: “Rrofsh vet, se vajzën ta kam vrarë”. Me të marrë njoftimin nga familjaret e viktimës, policia gjyqësore shkoi në vendin e ngjarjes dhe pasi e hapi derën me forcë panë të vdekur të renë.

Në mars të vitit 2009, Hutra u dënua me 24 vjet burg për vrasje me paramendim. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i mbetën për të vuajtur vetëm 16 vjet burg.


Shtuar 1.03.2023 19:56