Fjala “më fal” nuk thuhet në këtë shtet, trajneria ndërkulturore zbulon arsyen

Në Holandë zakonisht nuk thonë “më fal”. Trajnerja ndërkulturore Saskia Maarse, thotë se holandezët njihen se janë të drejtpërdrejtë, që nënkupton se mesazhet e tyre janë të qarta dhe të sakta.

Ajo diferencoi edhe mënyrën e komunikimit në krahasim me shoqëritë e tjera, në të cilat stili i komunikimit është indirekt dhe u bazua në shoqërinë britanike.

“Stili britanik, për shembull ka shumë mirësjellje, diplomaci dhe takt. Në Holandë ka më shumë transparencë, ndershmëri dhe çiltërsi”.

Një aspekt tjetër themelor është ndershmëria. “Është e rëndësishme për ta të jesh i sinqertë dhe ndërsa shumë prej nesh e interpretojnë këtë si sjellje të vrazhdë, nuk është qëllimi i tyre të tregohen të vrazhdë”.