E tmerrshme, kaloi 16 vite në burg vetëm sepse kishte të njëjtin tatuazh si një kriminel
Pëlqej
Një burrë ka kaluar 16 vjet në burg, pasi kishte tatuazhin e njëjtë si përdhunuesi serial.

Luis Lorenzo Vargas, 46 vjeçar, ishte dënuar në vitin 1999 për dhunimin e tri grave, gjykata kidhte vendosur se ai ishte i ashtuquajturi “dhunuesi me lot”, një sulmues i pa identifikuar që besohet se ka dhunuar rreth 39 gra që nga viti 1995.

Pas një kërkese të gjatë për lirim, një gjykatë në Los Angeles pas disa testeve të ADN-së ka vërtetuar se nuk ishte kryesi i krimeve.

Sulmuesi, i cili kërkohet nga FBI-ja, është quajtur “dhunuesi me lot” sepse viktimat e kanë përshkruar atë se ka së paku një tatuazh të lotit nën syrin e majtë. Hetuesit thonë se tatuazhi mund të jetë një shenjë ose një gërvishtje.

Vargas e kishte bërë lotin tatuazh në të njëjtin vend, kur ishte 13 vjeçar, për t’u mos u dalluar me shoqërinë e tij, ka thënë avokati mbrojtës i Vargasit.
Shtuar më 18/07/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori