E tmerrshme, i dashuri ia vret fëmijën pse bënte zhurmë
Një djalë trevjeçar është shtypur për vdekje nga i dashuri i nënës së tij.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Stephen Waterson e shtypi djalin e vgël të të dashurës së tij, Alfie si ndëshkim ngaqë i vogli, sipas tij, ishte i zhurmshëm.

Ai e kishte vendosur fëmijën poshtë në pjesën e pasagjerit mbrapa dhe e kishte shtyrë sediljen e tij në mënyrë që ta pushonte djalin që po qante.

25-vjeçari e shtyu dy herë sediljen e tij ndaj trevjeçarit dhe e mbajti ashtu derisa ky i fundit ra në heshtje dhe më pas filloi të bënte zhurma mbytjeje.

Alfie i vogël u “shtrydh” dhe u mbyt poshtë sediljes së shoferit dhe ndërroi jetë tre ditë pasi kishte kaluar një arrest kardiak në shtëpinë e çiftit në jug të Londrës.

Prokurorët deklaruan se i vogli thërriste të ëmën ndërkohë që Stephen e shtypte me sedilje. Gjatë kohës që djali u torturua, e ëma, Adrian Hoare ndodhej në makinë me të.


Shtuar më 17/01/2019, ora 08:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori