E rrallë, momenti kur një rrufe godet dy aeroplanë (VIDEO)
Kjo është një pamje që ndodh rrallë të kapet. Një student nga Washington i cili në një moment po incizuar një stuhi në Seattle, ka arritur që të kapë momentin kur rrufeja godet dy aeroplanë teksa ata po i afroheshin aeroportit.

Oëen Craft, ka deklaruar se në momentin që po priste të regjistronte rrufenë kapi pamjet e dy aeroplanëve duke u goditur nga rrufeja derisa po i afroheshin aeroportit ndërkombëtar “Seattle-Tacoma”.

“U shtaga për një moment sepse nuk po mund t’iu besoja syve”, thotë ai për KOMO-TV. “Menjëherë e kuptova se kisha kapur diçka mbresëlënëse”. Aeroplanët më vonë u identifikuan si “Alaska Air Flight 515” dhe “Alaska Air Flight 731”.

Ndërkohë zyrtarët e aeroportit theksojnë se pasagjerët asnjëherë nuk janë në rrezik nga një fenomen i tillë pasi aeroplanët janë të ndërtuar në atë mënyrë që t’iu bëjnë ballë rrufeve. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori