Asistoi te goli i fitores, dëmtohet Broja

Southamptoni triumfoi ndaj Coventry në 1/16 e finales me rezultat 2:1, por në fund të ndeshjes mori një lajm të keq.

Siç raportojnë mediat angleze, sulmuesi shqiptar, Armando Broja u rrëzua në tokë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.Atij iu nevojit ndihma nga stafi mjekësor për t’u ngritur në këmbë dhe për t’u larguar nga fusha.

Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të, kur rezultati ishte 1:1, ndërsa pati impakt pasi asistoi në golin e fitores të shënuar nga Walker-Peters në minutën e 112-të.

Kështu, Southamptoni kualifikohet në fazën tjetër, por me një lëndim të njërit nga lojtarët kryesorë të klubit momentalisht.


Shtuar 6.02.2022 08:57

Tags: