E rrallë! 12 vjet grevë urie
lom Sharmila, aktivistja e të drejtave të njeriut, e quajtur ndryshe si “gruaja e hekurt”, hyri në vitin e 12 të grevës së urisë, formë proteste e saj kundër ligjit të emergjencës, të hyrë në fuqi vite me parë në shtetin veri-lindor të Manipurit në Indi.

Sipas TCH, “Gruaja e hekurt”, i është nënshtruar disa herë trajtimeve mjekësore në spitalet vendase. Mjekët pohojnë se disa herë janë detyruar të ushqejnë me forcë, për të shmangur fundin tragjik të saj.

Por vullneti i hekurt i Irom Sharmila, e ka shndërruar atë në një ikonë të lëvizjeve paqësore për të drejtat e njeriut, jo vetëm në Indi, por në mbarë botën. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori