E RËNDË/ Gjyqtari bën drejtësi dhe më pas qëllon veten në gjykatë
Një gjykatës tajlandez qëlluar veten në një sallë gjyqi pasi mbajti një fjalim të rrallë për sistemin e drejtësisë në vend.

Kanakorn Pianchana liroi pesë burra myslimanë të premten, para se të bënte thirrje për procese gjyqësore të paanshme dhe të drejta.

Ai më pas bëri betimin për drejtësi, nxori pistoletën dhe qëlloi veten në gjoks.

Por gjyqtari mbijetoi dhe u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Përpjekja e tij për vetëvrasje mendohet se kishte të bënte me ndërhyrjen e pretenduar në çështjen që ai po gjykonte.

Pasi liroi 5 burrat e akuzuar për vrasje, ai ju drejtua gjykatës me një fjalim që e tha live në Facebook.

"Ju duhen prova të qarta dhe të besueshme për të ndëshkuar dikë. Pra, nëse nuk jeni i sigurt, mos i ndëshkoni ata,"-tha ai. "Unë nuk po them që të pandehurit nuk i kanë kryer krimet. Ata mund ta kenë bërë një gjë të tillë. Por, procesi gjyqësor duhet të jetë transparent dhe i besueshëm. Ndëshkimi i njerëzve të gabuar i bën ata dash për kurban."

Fjalimi që po mbante u shkëput në Facebook, por njerëzit në gjykatën thanë se gjykatësi bëri betimin ligjor para portretit të ish-mbretit të Tajlandës para se të nxirrte pistoletën dhe të qëllonte veten. Nuk është e qartë pse Gjykatësi Pianchana u përpoq të vriste veten.

Suriyan Hongvilai, zëdhënësi i gjykatës, tha për agjencisë së lajmeve AFP se Pianchana qëlloi veten për shkak të "stresit personal".
Shtuar më 05/10/2019, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori