E pickoi një nga gjarpërinjtë më të rrezikshëm në botë, e shpëton birra
Pëlqej
Një australian ka pasur shumë fat, pasi ka arritur t’i mbijetojë kafshimit të një prej gjarpinjve më të rrezikshëm në botë.

Rod Somerville thotë se jetën ia ka shpëtuar birra, e cila i ka ndihmuar të qëndrojë i qetë.

54-vjeçari">54-vjeçari ishte duke punuar në kopsht kur e kafshoi gjarpri, ai e goditi gjarprin dhe thirri ndihmën e shpejtë. Ndërkohë, e mori një shishe birrë.

Nëse bëni panik, situata do të përkeqësohet. I thash vetes, nëse do të vdes, atëherë të pi së paku edhe një birrë. Pastaj e mora një nga frigoriferi dhe e piva”, ka treguar ai.

Sipas Somerville, birra e ftohtë e ka qetësuar dhe i ka ndihmuar që në qetësi të presë ndihmën e shpejtë.

Ai ka marrë në kohë kundërhelmin, mirëpo gjendja e tij ishte përkeqësuar për shkak të reaksioneve alergjike, por 54-vjeçari">54-vjeçari po sherohet.
Shtuar më 20/07/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori