E pazakontë, gruaja lind foshnjën në parking (FOTO LAJM)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku një grua ka sjellë në jetë foshnjën e saj në parkingun e një spitali në Florida.

Të befasuar mbetën të gjithë të pranishmit që po përpiqeshin ta dërgonin gruan me sa shpejtësi të mundej për në spital.

Nga filmimet duket Susan së bashku me Joseph në parking dhe papritur fëmija lind në duart e mamisë Sandra Lovaina, e cila ka përvojë të madhe në këtë fushë. E habitshme është fakti që gruaja gjeti forcën dhe pas lindjes u drejtua me këmbët e saja për në spital.
Shtuar më 01/07/2020, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori