Masakra në Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku
E pabesueshme, makinat me vlerë 1.2 milion dollarë shkatërrohen për një sekondë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kryetari i Filipineve Rodrigo Duterte ka urdhëruar të shkatërrohen 30 makina luksoze në mënyrë që të dërgojë një mesazh të rëndësishëm për kriminelët se kontrabanda e makinave në vendin e tij nuk ka interes.

Duterte e ka zgjedhur datën e "shkatërrimit solemn" në përvjetorin e 166 të Doganave të Filipineve.

Në kryeqytetin Manila janë shkatërruar rreth 20 makina të kontrabanduara me vlerë prej më shumë se një milion euro, dhe në të njëjtën kohë është bërë shkatërrimi i makinave në qytetet Davao dhe Cebu.

Mes makinave që u shkatërruan ishin ka Audi, BMW, Lexus, Corvetta, Ferrari me vlerë 1.2 milion euro.

Më parë ato kanë shkuar në ankand, ndërsa tani, menjëherë shkojnë në mbeturina.

"Ju vetëm vazhdoni të importoni vetura, nuk ka asnjë problem. Buldozerët do të punojnë çdo ditë", ka përfunduar Duterte.

Qeveria vitin e kaluar shkatërroi më shumë se 2.5 milionë dollarë cigare me pulla të rreme tatimore. /albeu.com/

Shtuar më 07/02/2018, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori