Kjo është këngëtarja e muzikës popullore shqiptare më e dëgjuar në Spotify (FOTO LAJM)

Çdo fund të vitit, Spotify liston artistët më të dëgjuar të zhanreve të ndryshme në platformë.

E si duket kësaj radhe vendi i parë i takon një këngëtareje që prej shumë vitesh gjendet në skenë, shkruan lajmi.net.

Remzie Osmani është pikërisht këngëtarja që kësaj radhe ka fituar vendin e parë në këtë platformë.

Sipas kategorizimit ajo ka pasur mbi 277 mijë dëgjues dhe 4.8 milionë transmetime. Për më tepër muzika e saj është dëgjuar në 123 vende të ndryshme të botës.

Si duket këngëtarja është njëra ndër më të preferuarat e publikut nëpër vende të ndryshme.

 


Shtuar 1.12.2021 23:56