E nxjerr dajën nga varri dhe bën fotografi me të
Pëlqej
Një punonjës varrezash në Spanjë ka nxjerrë nga varri dajën e tij, i cili kishte vdekur para 23 vitesh dhe ka bërë fotografi me të.

Pas publikimit të fotografisë, punonjësi është larguar nga puna ndërsa prokuroria ka filluar hetimet për të gjetur arsyen përse punonjësi i varrezave ka bërë këtë gjë, shkruan Portali Albeu.com.

Sipas Bashkisë, emri i personit të nxjerrë nga varri është Clemente, ndërsa fotografinë e ka publikuar nipi i tij. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori